Inter përshpejton për Sandro Tonali, por Juventus kundërpërgjigjet dhe tenton parakalimin deçiziv. “Diamanti” i Brescia-s qëndron në krye të listës së dëshirave të drjetorit bardhezi Fabio Paratici që synon t’ja rrëmbejë konkurencës së Marotta-s.
Sipas raportimeve të “Calciomercato.com”, Juventus ka për qëllim të finalizojë transaksionin me të njëjtën skemë sikurse veproi për Kulusevski, për të regjistruar edhe “rrëmbimin” e dytë të objektivit të Inter.
Tashmë bardhezinjtë kërkojnë akordin me Brescia, që vijon të kërkojë 40 milionë dhe nuk është e predispozuar të bëjë zbritje. Një shifër kjo e konsideruar si e tepruar nga ana e “Zonjës së Vjetër”, që nga ana tjetër po punon për të gjetur gjuhën e përbashkët, përmes bonuseve.