Me mendje tek Lecce por pa harruar merkaton. Pas Ashly Young, zikaltërit janë gati për të mbyllur përfundimisht marrëveshjen edhe për transferimin e Christian Eriksen.Sinjali i radhës erdhi pas ndeshjes kundër Watford, ku danezi shkoi për të përshëndetur tifozët, ndryshe nga lojtarët e tjerë, Eriksen qëndroi më gjatë, një detaj që për mediat angleze është i qartë, një lamtumirë, për të nisur më pas aventurën e tij të re në Milano.

Nuk ka më asnjë dyshim që Eriksen do të vesh fanellën ziklatër, Inter dhe Tottenham kanë gjetur akordin final me “gjelat” që do të përfitojnë 15 milion euro kesh plus bonuese.