Skerdi Faria, Alban Musa, Sibora Bitri dhe Daljana Sejdia ishin pjesë e diskutimit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku u komentua një studim, sipas të cilit, meshkujt e shëndoshë preferohen më shumë nga femrat.

Në një prej argumenteve që mbështesnin studimin në fjalë, thuhej se meshkujt me më shumë kilogramë janë më të mirë në shtrat.Kjo ishte një pikë që nisi të komentohej nga doktor Skerdi Faria, i cili tha se gjykimi në këtë rast duhet të bëhet nga femrat.