Ylli i Barcelonës, Lionel Messin, pretendon se ai po mendon gjithnjë e më pak për numrin e golave të shënuar, tani që po i afrohet fundit të karrierës si futbollist. Ai thotë se tani përqendrohet ta lexojë ndeshjen për të ndikuar më pozitivisht në skuadër. Lionel Messi i ka thyer një numër të madh të rekordeve gjatë karrierës së tij, duke u bërë edhe golashënuesi më i mirë në histori të La Ligas dhe duke u vlerësuar nga shumë persona si njëri ndër golashënuesit më të mirë në histori të futbollit.
Megjithatë, tani argjentinasi po i afrohet fundit të karrierës së tij, pasi edhe do ta festojnë ditëlindjen e 33-të në qershor. Ai e pranon se tani ka filluar t’ua jap rastin të tjerëve të shënojnë më shumë gola. “Tani mendoj çdo ditë e më pak për gola. Unë kam filluar ta bëj një hap prapa dhe të jem më shumë krijues i golave sesa ai që i shënon ato”, ka thënë Messi.
“Natyrisht që më pëlqen të shënoj dhe do t’i shfrytëzoj mundësinë që i kam. Por, tani kur dal në fushë, jam më pak i përqendruar te synimi për të shënuar gol e më shumë i përqendruar në ndeshjen në përgjithësi. Nuk kam qenë kurrë i fiksuar pas golave”. “Unë e kuptoj se njerëzit do të flasin kur unë të mos shënoj aq shumë gola, por kjo është pjesë e ndeshjes. Unë po rritem si lojtar dhe po i përshtatem kohës për të qenë lojtari më i mirë i mundshëm për ekipin dhe për vete”.
“Ka pasur kohë kur unë s’kam shënuar shumë gola. Unë gjithmonë kam shënuar për Argjentinën dhe për ekipin e të rinjve të Barcelonës, por e pata të vështirë në fillim me ekipin e parë. Në atë kohë, ose gaboja para portës ose isha i pafat”. “Kisha shumë raste, por nuk shënoja. Një ditë diçka funksionoi, por m’u dheshëm pak vite para se të ndodhte kjo. E mban që Samuel Eto’o më kishte thënë: “ditën që të fillosh të shënosh, s’do të ndalesh më””.