Ilir Meta ka shpërndarë sot në Facebook një shkrim që thotë se në Shqipëri mund të mbeten 512 mijë shqiptarë në vitin 2100.
Ndërkohë që Meta ironizon duke e cilësuar shpopullimin si rrezik rus.
“Kambanat e alarmit po bien!Stop shpopullimit të Shqipërisë!Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit!
Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët!9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë europiane!Koha është tani!Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë!” – shkruan Presidenti.