Milani fiton në frymën e fundit. Udinese u mundua të surprizonte, por në fund kuqezinjtë triumfuan me shifrat 3-2.
Nisje e keqe, por kuqezinjtë në shtesë ia dolën të gëzojnë dhe të marrin tre pikët, që vlejnë shumë në rrugëtimin e tyre.Në minutën e gjashtë. Portieri Gigio Donnarumma e teproi me një dalje nga zona dhe bardhezinjtë realizuan me Stryger Larsen. Milani u vu në lëvizje dhe u mundua të barazonte shifrat, por pa ia arritur qëllimit në 45 minutat e para.Trajneri Stefano Pioli hodhi në fushë Ante Rebic dhe kroati e shpërbleu besimin e dhënë, duke shënuar tre minuta pasi zbriti në fushë.

Një aksion model, kombinime të bukura mes Conti-Leao, me mbrojtësi që shërbeu në zonë dhe Rebic u tregua i saktë me gjuajtjen e tij.Duhej sërish gol dhe këtë herë ishte një mbrojtës që çoi stadiumin “San Siro” peshë. Theo Hernandez, me një gjuajtje nga jashtë zone shtangu portierin vendas me një “predhë”.Milani në avantazh, por festën e prishi Lasagna, i cili barazoi me një goditje me kokë.Gjithsesi skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli reagoi dhe në minutat shtesë Ante Rebic u kthye në hero për Milanin, pasi me një lëvizje dhe një gjujatje të bukur nxori duarbosh kundërshtarët e Udinese.