Milan është shumë pranë afrimit të katërt për këtë merkato. Pas Ibrahimovic, Kjaer dhe Begovic, në “San Siro”, pritet që të zbarkojë Antonee Robinson. Sipas raportimeve të fundit në media, amerikani ka gjetur marrëveshjen me Milanin dhe tashmë pritet vetëm të jepet “ok” nga Wigan.
22-vjeçari ka dalë nga ekipi i Everton, ndërsa prej dy sezonesh është pjesë e Wigan Atheltic. Mbrojtësi do të vijë si zëvendësues i Ricardo Rodriguez, i cili pritet të bashkohet me Napolin.