Milani dhe Roma kanë nisur diskutimet, edhe pse janë ende në pikën “A” për një shkëmbim të mundshëm mes Susos dhe Under, teksa verdhekuqtë ende nuk janë gati ta japin turkun, edhe pse ky i fundit është kthyer rezervë dhe, nëse arrihet akordi për Politanon, do të vazhdonte të shihej si alternativë.

Turku është entuziast për ofertën e Milanit dhe me kuqezinjtë e ka të lehtë të gjejë akordin, pasi rroga e të dyve është thuajse e njëjtë. Por, Roma ende nuk ka dhënë “ok” përfundimtar. Milani vlerëson Suson rreth 25-30 mln euro, ndërsa Roma Under rreth 28 mln euro, duke qenë se sulmuesi ka zhgënjyer mes formës së dobët dhe dëmtimeve… Palët janë duke diskutuar, por nuk është e thënë të gjendet akord. Suso është vërshëllyer nga “San Siro” dhe kjo duket si një mesazh: zhduku nga këtu!