Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka shprehur nga Ankaraja ngushëllimet më të sinqerta për Turqinë e cila u godit natën e kaluar nga një tërmet i fortë. Ministrja Denaj ndodhet në shtetin turk për një vizitë zyrtare ndërsa shkruan se nuk mund të harrohet qeveria turke e cila na qëndroi pranë kur edhe vendi ynë u gjend në të njëjtën fatkeqësi.
Postimi i plotë: Nga Ankaraja ku ndodhem për një vızıtë zyrtare i përcjell me dhimbje homologëve dhe miqve tanë turq ngushëllımet më të sınqerta për viktımat e shkaktuara nga tërmetı i një natë më parë. Ju shpreh solidarıtetin e plotë në këto momente të vështıra për popullin vëlla turk dhe qeverinë turke ?? ?? Ju jemi pranë në këto orë të vështıra në përballimin e kësaj sıtuate të dhimbshme.
Ne nuk mund të harrojmë ndihmën e madhe që populli dhe qeveria turke na dha kur edhe vendi ynë u gjend në të njëjtën fatkeqësi vetëm para dy muajsh. Shpresojmë dhe lutemi ? që të ketë një bılanc sa më të vogël në vıktima si dhe ju urojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarve. Jemı pranë jush në këtë tregjedı të cılën populli dhe qeverıa turke do të dıjë ta përballojë me kurajo.