Morena Taraku prej disa ditësh ndodhet me pushime në Tajlandë. Këngëtarja është në shoqërinë e mikeshës së saj, Asya Gashi dhe të dy vajzat po postojnë shpesh foto e video nga pushimet. Morena gjatë kësaj kohe ka tërhequr shumë vëmendjen me postimet në Instagram e sidomos me videon ku lahej në dush. Këngëtarja ka arritur 1 milion fansa, një shifër kjo e madhe për një artist shqiptar. Për t’i falenderuar fansat, Morena ka postuar një foto ku shfaqet në super formë, me rrobabanjo të bardha e kapele të zezë.