Ditën e djeshme një postim për Xhemin nga Revista Class bëri xhiron e rrjetit. Kjo sepse në përshkrimin e fotos shkruheshin fjalë deri diku ofenduese kundrejt moderatores së “Portokalli”.
“Mendojmë që tre gjera i shkojnë Xhemit!
Me këto flokët me rrica duket shumë kinge! Gjithmonë e bukur Xhemi! Pseudonimi “Xhemile” i shkon shumë Xhemës tonë! Edhe si aktore humori mund të fitonte një kupë në ”Golden Globes”! Nuk është keq me humorin edhe pse në hapat e parë të karrierës! Më mirë se në prezantim madje! Në prezantim ka rivale të forta kështu që i sugjerojmë të merret seriozisht me karrierën e aktores së humorit! Ka të dhëna të mira aty! Me ndihmën e Salsanos rolin e “Gagaçes” do ta qante! Postimi është plotësisht dashamirës! Xhemin Xhan! Juve si ju duket më mirë? Dikur apo Sot?”, shkruhet në postim.
Fotoja u shoqërua me komente të shumta dhe pjesa më e madhe i kundërvihej faqes. Por nuk e la më kaq! Vajza që administron faqe, ka bërë edhe një shkrim fyes, për dy motrat Luana dhe Marina Vjollca. Teksa ka postuar një foto të tyre nga pushimet në Dubai, në foto shkruhet:
“Jeta e sheikeve” sa i pëlqen vajzave shqiptare! #sheikeshat #sheiket e showbizit shqiptarë duken kaq sexy në Dubai! Zbarkuan një pjesë e mirë e tyre edhe këtë vit! Çudi ne shqiptarët se të lidhur jemi me botën arabe! Çudi sa pak promovojme perëndimin, stilin italian apo francez! Na lëvrin gjaku për muzikën e tyre! Për grimin e tyre! Për fustanet e ngarkuar glam e me xixa! Për jetën e tyre luksoze! Dubai për disa që e kanë frekuentuar është një qytet butaforik artificial ku jo çdo gjë që shkëlqen është ar, të tjerë çmenden për të! Po juve a ju duket interesant Dubai? Ju pëlqen më shumë eleganca e vajzave diskrete europiane perëndimore? Apo modeli arab? Buzë të plota, bust “zemërgjerë”, vithe sexy, forma të theksuara? Nuk po shtojmë edhe sheikët që të mbajnë në pëllëmbë të dorës, sepse ne luftojmë fort për modelin e vajzës “Self Made” që punon nga mëngjesi deri në darkë për të fituar rrogën me krenari! Përdorëm foton në fjalë, se motrat Vjollca na duken imazhi më i mirë i Dubait në këtë fillim viti! Votoni ne story! Cilin model pëlqeni më shumë?”
Por pas kësaj situate doli pak jashtë kontrolli, dhe për të shmangur vazhdimin e debatit, në dy postimet, tek ai i Xhemit dhe tek ai i motrave Vjollca janë bllokuar komentet. përshkrimin!