Edhe dita e nesërme do të jetë me një mot të paqëndrueshëm. Sipas Meteoalab, orët e para të ditës do të jenë me vranësira të shpeshta, të cilat do të sjellin shira afat-shkurtër në vendin tonë, ndërsa zonat malore do të jenë me reshje të pakta dëbore. Por orët e mesditës dhe në vijim përmirësojnë gradualisht kushtet e motit.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -3°C në 14°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzimi 2 – 3 ballë.