Në qarkun e Kukësit janë pastruar akset rrugore nga inertet e rëna në rrugë, për shkak të motit të keq me reshje shiu. Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në gatishmëri të plotë dhe kanë ndërhyrë në kohë për të eliminuar këto vështirësi.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se “kontraktorët janë në terren për mbarëvajtjen e akseve kombëtare në gjendje normale për një udhëtim të sigurt dhe me të gjitha parametrat e nevojshme infrastrukturore”. Për shkak të motit të keq me reshje shiu në disa rrugë të qarkut të Kukësit ka pasur rrëshkitje të gurëve.