Pas ditëve me diell, moti do të sjellë ndryshime duke nisur nga dita e nesërme. Dita e shtunë do të nisë e kthjellët në të gjithë territorin, megjithatë gjatë mesditës pritet shtimi gradual i vranësirave. Gjithashtu, në orët e pasdites vranësirat do të shtohen, ndërsa orët e vona do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta përgjatë vijës bregdetare.
Temperaturat do të arrijnë nga -6ºC në zonat malore deri në 5ºC në ato bregdetare gjatë mëngjesit, ndërsa në mesditë nga 5ºC në zonat malore deri dhe 15ºC në ato bregdetare.