Jose Mourinho e tregon fytyrën përsëri, se është kundër gjithçkaje dhe kundër të gjithëve. Pas incidentit të tij me trajnerin e portierit të Southampton dhe kritikave ndaj mbrojtjes së tij, trajneri portugez shfryn edhe kundër një topi futbolli. Konkretisht, kundër topit të prodhuar nga “Miter Delta Max FA Football”, që është përdorur në “FA Cup”.

41
Kritikat e tij në këtë drejtim i ka bërë pas barazimit të “Spurs” kundër Middlesbrough, me pothuajse të gjitha yjet e tij në fushë: “Unë mendoj se është një top plazhi, është shumë i lehtë dhe nuk i ndihmon lojtarët, por nuk shërben si justifikim”. Kujtojmë se ky top ka një çmim shitjeje me pakicë në Angli prej 115 paundësh (135 euro).