Kanë kaluar gjashtë dekada, që nga 29 prilli i vitit 1960, kur Stoli Beli nga studio e parë Televizive Shqiptarë, do të artikulonte fjalët: “Të dashur spektatorë, mirëmbrëma… Sonte fillon për herë të parë `Qendra Eksperimentale e Televizionit Shqiptar`”. Ishte një ditë historike, siç do të shprehej në një prej intervistave të shumta që ajo ka dhënë, ishte dita më magjike e jetës, ku e vetme në studio, në një karrige shumë modeste, mes miqve që rrinin si të ngrirë, përballë kishte kamerën me atë syrin e kuq magjik, që i dukej sikur e përpinte. Por si mbaroi, të gjithë që ishin jashtë studios e përqafuan me lot gëzimi.
Që atë çast ajo do të quhej zyrtarisht spikerja e pare e TVSH-së.Në një kohë kur gjithë programet ishin drejtpërdrejt, nuk kishte studio regjistrimi. Kohë kur gabimet nuk faleshin, ajo drejtoi emisionet e para në televizion; ‘Trupi dhe Shëndeti që më pas e vazhdoi Flamur Topi. Apo drejtoi emisionin “Muzikë për të gjithë, një ndër emisionet më të spikatur të asaj kohe. Më vonë të tjerë për artin, muzikën, arsimin, etj… Edhe pasi filloi punë në televizion, sërishmi nuk e la punën në radio. Punonte edhe aty si redaktore, por edhe ka shkruar tregime e përralla.
Për televizionin dje dhe sot ajo do të shprehej kështu: “Sot rinia po kalon një situatë të vështirë. Ka shumë papunësi, por ka dhe shumë liri. Pra, dy situata që duhen ekuilibruar. Kjo vjen edhe nga televizionet, të cilët nuk kanë gjetur dot emisionet e duhura, që rinia të gjejë veten dhe të rrijë para ekranit. Edhe në ato orë që rri para tij, rinia shikon filma rozë, filma ho.rror, si dhe spektakle ku mbizotëron fjala fy.ese, fjalori zhargon dhe pa etikë”.
Një nga pengjet e spikeres që lexonte më shumë libra e shihte pak tv kohëve të fundit pasi sipas saj, në to ka shumë politikë, është mungesa e titullit “Mjeshtre e Madhe e Punës”. E kanë marrë shumë vete, këngëtarë, artistë, futbollistë, po unë që hodha themelet, që dhashë lajmin e parë në televizionin e parë shqiptar, me 31 vite karrierë, nuk më takon ky titull?, do të shprehej ylli që u sh.ua, por asnjëherë në kujtesë, spikerja e parë e ekranit shqiptar, e Radio Televizionit Shqiptar, Stoli Beli./ TVSH