Sot është shfuqizuar vendimi i vitit 2015 për varrezat private në Shqipëri. Qeveria ka anuluar vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 27 maj 2015 për ngritjen e varrezave private në Paskuqan. Bazuar tek neni 100 i Kushtetutës dhe neni 113, i ligjit nr.44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave vendosi shfuqizimin.
Për zbatimin e këtij vendimi do të ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Drejtoria Vendore Tiranë. Vendimi ka hyrë në fuqi dhe do të botohet në “Fletoren zyrtare”.