Në puntatën e fundit për këtë sezon në emisionin e saj “Shiko Kush Luan”, moderatorja Luana Vjollca zbuloi se po punon për një tjetër emision. Ajo tregoi se programi i ri televiziv do të startojë për 1 ose 2 muaj, pa zbuluar asgjë më tepër për shikuesit.
Vetëm pak minuta më parë, Luana “ngacmoi” sërish ndjekësit me një foto në InstaStory, ku përmendte projektin e ri. “Një projekt i ri televiziv???”- shkruante moderatorja në postim.
Për të gjithë ata që u bënë kuriozë, burime për “Iconstyle.al” kanë treguar se në fakt emisioni i ri i Luanës do të titullohet “Take me out Albania” dhe do të realizohet tek studiot e reja ‘Nova’ në “Top Channel”. Madje, faqja zyrtare e televizionit në Instagram ka ndarë edhe videon promo të emisionit të ri të Luanës, i cili do të ketë të bëjë me çifte.
“Nëse po kërkon princin e kaltër ose vajzën e ëndrrave, dashurinë me shikim të parë, aventurën televizive “Take me out Albania”, është mundësia juaj.”- shkruhet krahas videos së emisionit, data e transmetimit të të cilit ende nuk është bërë e ditur.