Laçi, si një nga zoonat më të prekura nga dëmet e tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit do të ndërtohet nga qeveria e Turqisë e cila ka premtuar 50 banesa të reja.
Shefi i qeverisë, pas nënshktrimit të marrëveshjes mes dy ministrave, ishte në Laç bashkë me ministrin turk për të parë nga afër zonën e prekur nga tërmeti.
Ministri turk u ka lënë edhe disa porosi ekspertëve dhe specialistëve që do të punojnë për projektin që “nëse ka rrugë të reja masterplanin ta përshtasin duke marrë në konsideratë edhe këtë fakt”.
Ndërsa kryeministri Rama shpjegoi për pjesën nëntokësore të parkimeve të parashikuar për t’u ndërtuar, do të shfrytëzohet për të bërë edhe nivelimin e rrugës.
Pjesë nga diskutimet në terren mes ministrit Kurum dhe Ramës:
Kurum: Do ishte mirë që rrugën, arteriet kryesore, t’i zgjeronim, ose t’i linim më të gjera që tani.
Rama: Ne duhet të ndërhyjmë, ato godinat atje janë shumë problematike, janë ndërtuar në vitet 1980, plus spitali në krahun tjetër. Kështu që ne do duhet të ndërhyjmë edhe në krahun tjetër, ndaj është shumë e drejtë ajo që thoni. Ndaj e nënvizova që na duhet asistenca e inxhinierëve tuaj për një zgjidhje të shpejtë të çështjes së kolektorit kryesor, në mënyrë që ne ta përfshijmë në fodin që do angazhojmë për këtë strukturë.
Kurum: A mund të na e dorëzoni shpejt atë sheshin e ndërtimit?
Rama: Po, brenda javës e kemi gati.
Kurum: Niveli i bazamentit të rrugës është pak më lart se përroi i vogël. Duhet të diskutoni me bashkinë, nëse ka rrugë të re për t’u hapur, që të përshtasim edhe masterplanin.
Rama: Është bërë një parashikim që të shfrytëzohet pjesa nëntokësore për të bërë nivelimin e rrugës.