Pas takimeve te zhvilluara sot ne Palazzo Chigi ne Romë, Me Kryeministrin e Italise, Giuseppe Conte e me heret me ministrin e Jashtem Di Maio, kryeministri i Shqiperise, Edi Rama reagon me nje falenderim te madh per mbeshtetjen qe ka marre.

Me anë të një shenim ne rrjetin social “Twitter”, kreu i qeverisë ka falenderuar per mbështetjen e mëtejshme të Italisë mike në funksion të Rindërtimit pas termetit tragjik te nentorit te shkuar ne vendin tone. Takime qe jane në vigjilje të Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel.

“Faleminderit shumë @GiuseppeConteIT @luigidimaio për njerëzimin e madh që ju dallon në sytë e Shqipërisë në këto momente shumë të vështira pas tërmetit nëntorin e kaluar, i cili pa Italinë dhe gatishmërinë tuaj të madhe për të na ndihmuar do të ishte e pakapërcyeshme”, shkruan Rama.