Të hënën Rangers dhe Osijek mbyllën marrëveshjen për transferimin e Eros Grezdës, i cili u kthyer ne Kroaci aty ku skocezët e blenë në verën e 2018. Në këtë mënyr u mbyll një aventurë aspak e suksesshme për futbollistin e kombëtares shqiptare, i cili ishte degdisur në ekipin B të Rangers.

Pas këtij lajmi ka reaguar edhe vetë futbollisti 24-vjeçar, i cili në rrjetet sociale ka shkruar: “ Ndonjëherë në jetë gjërat nuk shkojnë siç dëshirojmë, por gjëja e rëndësishme është që kurrë të mos heqësh dorë nga ëndrrat e tua! Uroj gjithë të mirat për shokët e mi të skuadrës dhe klubin.”


Osijek e riktheu Grezdën pa paguar asnjë para, por klubi i Rangers ka vënë si kusht që në rast se shitet në të ardhmen të përfitojë një pjesë të kartonit. Në 2018 për ta transferuar nga Osijek, rangers pagoi 2 mln euro.