Pasagjerët që kanë rezervuar bileta me kompaninë ajrore Fly Ernest duhet të konfirmojnë fluturimin e tyre pasi do të ketë ndryshime të orareve dhe anulim të fluturimeve.

Tirana Airport Partners (TIA njoftoi sot pasagjerët se që kanë rezervuar me këtë kompani që deri me datë 13 janar, do të ketë ndryshime të orareve dhe anulim të fluturimeve.

TIA për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve publikoi disa numra dhe adresa duke iu kërkuar pasagjerëve të kontaktojnë për informacione të mëtejshme:
E hënë – E diel: Nga ora 05.00 deri 21.00
Italisht/Anglisht: +39 02 89730660
Shqip/Italisht/Anglisht +355 (0)44 810810
E-mail: [email protected]
[email protected]