Nisja e një viti të ri, një muaji të ri dhe një dhjetëvjeçari të ri, sjell disa ndryshime të rëndësishme në jetët tona dhe çdo shenjë zodiakale mund të presë energji të fuqishme kozmike në 2020-n.
DASHI
Frustrimi mund të jetë pjesë e panoramës dhe mund t’ju kërkohet një riorientim. Nuk ke ndërmend të njohësh përgjigjet këtë muaj. Në vend që të kërkoni të vini rregull tek gjërat, nisni vitin e ri duke nderuar konfuzionet e dinamikave në të cilat jeni përfshirë.
DEMI
Duhet të gjeni tek vetja pak fleksibilitet, gjë shumë e vështirë për ty dhe të jeni më mirëkuptues në ambjentin e punës. Ndonjëherë gjërat që dëshiron më shumë janë shumë larg nga ajo që ke nevojë.
BINJAKËT
Ka miliona opsione mbi çfarë mund të bësh, çfarë mund të ndodhë apo ku mund të shkosh, por në të vërtetë mund të bësh vetëm një sasi të limituar të gjërave herë pas here. Janari është momenti kur duhet të zgjedhësh një drejtim, pavarësisht se sa mund do të duhet për t’ia dalë.
GAFORRJA
Ka mundësi që marrëdhëniet e tua të jenë një burim intensiteti këtë muaj, duke qenë se çështje përgjegjësish dhe pushteti do ngrenë krye këtë muaj. Kini kujdes nga justifikimet që gjeni për veten dhe të tjerët dhe përpiquni të kapni mundësitë për të përforcuar pozitat.
LUANI
Ndonjëherë, kur mbron atë në të cilën beson, përfundon të rrish vetëm. Mos ler që bezdia që vjen nga njohja e vetvetes të të ndalojë të nderosh atë që është e vërtetë për ty. Ka mundësi që Janari të të përballë me zgjedhjen për të shkuar dakord me gjërat, ose për të qenë besnik i vetvetes. E ndërkohë që ky i fundit mund të ngjajë si opsioni më provokues, është i vërtetë vetëm për një khë të shkurtër.
VIRGJËRESHA
Nuk mund të kontrollosh ku shkojnë gjërat në botë, apo sjelljet e të tjerëve, por mund të sigurohesh që je në drejtimin e duhur. Këtë muaj është e rëndësishme të hedhësh bazat që reflektojnë ndjenjat e tya, besimet dhe objektivat që ke, edhe pse kjo do të thotë të dalësh nga zona e komfortit dhe të përballesh me rreziqet që të frikësojnë.
PESHORJA
Mund të gjendesh në nevojën për të lënë të ikë dikë apo diçka që nuk e kishe parashikuar dhe është e komplikuar. Është koha që të pranosh atë që të tjerët po të tregojnë edhe pse kjo do të thotë që duhet të bësh biseda të vështira, apo të zësh shumë hapësirë.
AKREPI
Bëni mirë të bëni një armëpushim, të shtypësh pauzën, ose në përgjithësi të merrni pak kohë për veten këtë muaj. Mund të jetë e nevojshme të ktheheni në mënyrë domethënëse, por ka mundësi që ti të mos dish në mënyrë të saktë se cilin drejtim të marrësh.
SHIGJETARI
Edhe pse mund të mos arrish atë që dëshiron këtë muaj, je absolutisht gati për të marrë gjithçka për të cilën ke nevojë. Lejoji vetes të mërzitesh aq sa është e nevojshme, por mos mendo se humbjet e sotme janë pararendës të asaj që do vijë. Përpiqu të lidhesh me të mirën si me të keqen, edhe pse kjo do të thotë të jesh në siklet ose e trishtueshme.
BRICJAPI
Ky muaj është një problem i madh për ty. Përpiqu të reagosh në mënyrë që të tregosh integritetin tënd dhe jo situatën. Mund të gjendesh përballë pasojave të veprimeve të shkuara ose për të mbrojtur atë në të cilën beson tani. Në çdo rast, çdo gjë që bën këtë muaj, do ketë pasoja afatgjata, ndaj reago me shumë kujdes.
UJORI
Po lëviz përmes një terreni shumë të thellë dhe gjëja më e mirë që mund të bësh është të vazhdosh të nxjerrësh vlerat e tua në pah. Ky është një moment veçanërisht i mirë për të sqaruar atë që do, të nisësh diçka të re, ose për t’u përballur me frikërat e vjetra dhe ndjenjat që të kanë konsumuar.
PESHQIT
Ka mundësi që këtë Janar të përballesh me emocione të forta, por mos bëj gabime që nuk do mund t’i ndreqësh më pas. Përshëndete fobinë tënde me xhentilesë. Në fjalë të tjera, kujdesu për veten, pa përdorur një histori që justifikon ndjenjat e tua.