Të gjithë në “San Siro”. Në masë, ashtu si nuk ndodhte prej kohësh për një ndeshje “normale”. Sepse sot nuk luhet as derbi dhe as një ndeshje e fortë (ndaj Juventusit apo Napolit). Nuk thërret shumë ndeshja, as renditja, por prania e Zlatan Ibrahimovic në fushë pasi bëri pushim në mesjavë ndaj SPAL në Kupën e Italisë.
Dhe të mendosh që luhet në orën 12:30, atëherë sigurisht që se si të duket… Sepse, 60 mijë bileta të shitura deri ditën e sotme janë shumë për një ndeshje në këtë orar dhe me një kundërshtar si Udinese. Më pas do të jetë radha e Brescias dhe Veronas, për një kalendar të favorshëm.