E ardhmja e Arturo Vidalit bëhet tashmë akoma dhe më e nd ërlikuar.
Teksa muajin e kaluar futbollisti i Barcelonës a kuzoi klubin se nuk e kishte paguar sa duhej, këtë herë kur Interi dhe Barcelona po zhvillojnë negociata për kalimin e kilianit në Itali, Vidal i është rikthyer stërvitjes me Barcelonën. I qeshur dhe i bindur se është “kthyer në shtëpi.”
Kështu shprehet Vidal në profilin e tij në “Instagram”. Në këtë mënyrë, duke parë dhe alternativat e pakta në mesfushë, trajneri Ernesto Valverde ka vendosur veton për largimin e lojtarit të tij nga Barcelona.
Mundësia e vetme që Vidal të shkojë te Interi është që Barcelona të blejë mesfushorin spanjoll të Dinamo Zagrebit, Dani Olmo.