Këngëtarja me origjinë shqiptare, Adelina Tahiri sapo ka publikuar në Instagram disa foto ku shihet përkrah bashkëshortit, Serjozha Markov.
Edhe pse bashkëshorti i saj disa vite më i madh në moshë, Adelina nuk nguron t’i shprehë këtij të fundit dashurinë në rrjetet sociale.
Gjithmonë ajo është komentuar për jetën e saj private, por këngëtarja nuk ka shumë kohë që është bërë edhe nënë e një djali.
Këtë herë Adelina ka publikuar disa momente romantike me bashkëshortin e saj duke u puthur.
Gjithashtu ajo i shprehë edhe publikisht dashurinë duke i shkruar “Të dua”.