Megjithëse nuk kanë preferuar të flasin në publik për marrëdhënien e tyre të dashurisë, Ledri Vula dhe Sara Hoxha vazhdojnë të jenë një ndër çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar. Disa ditë më parë, ata na kënaqën sytë me foto nga pushimet fantastike në Dubai e Maldives. Gjatë pushimeve, Ledri postoi në profilin e tij në Instagram një video ku shfaqej duke u hedhur me parashutë nga avioni, ndërsa videos i gjeti diçiturën që na shkriu së qeshuri:
“Kur ajo të thotë që është shtatzënë dhe nuk është 1 prilli”, shkruante Ledri. Kaq mjaftoi që ndjekësit të mendonin se partnerja e tij, Sara, mund të jetë në pritje të ëmbël. Në një mini-intervistë me ndjekësit e saj në InstaStory, Sara ka sqaruar njëherë e mirë se nuk është shtatzënë. Për më tepër, ajo ka treguar sa fëmijë dëshiron të ketë në të ardhmen, dëshirë të cilën me siguri e ndan edhe Ledri.
“Nëse do bësh burrë, sa fëmijë do i bëni”- i shkruan një ndjekës. “Ishalla bëjmë burrë”- ia kthen Sara me humor, duke zbuluar se dëshiron të ketë 4 fëmijë. Më herët, Ledri ka treguar se familjarët e tij po presin që reperi të martohet e të krijojë familje, ndaj me siguri edhe ardhja e fëmijëve në jetë s’do të jetë aq e largët. Sara ka lindur në Zvicër dhe jeton në Gjermani. Ajo është mbesa e mjeshtrit të sportit, Telat Agollit, ndërsa lidhja e shumëpërfolur e çiftit është zbuluar dy vite më parë