Të gjithë po presin me padurim bashkëpunimin mes Taynës dhe Mozzikut, një bashkëpunim ky që pritet të bëjë namin. Kjo pasi dy reperët kanë deklaruar se kënga është një mega hit. Mirëpo teksa presim që këto ditë dyshja të publikojnë këngën, Tayna ka marrë vendimin e papritur dhe është larguar nga vendi. Reperja është nisur për në Los Angeles ku nuk dihet ende nëse po shkon për pushime apo për ndonjë projekt të ri.
Kujtojmë që kënga e Taynës dhe Mozzik do mbajë titullin “Edhe ti” dhe është realizuar në një kohë rekord, për gjysmë ore.