Futbollisti i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka i ka dhënë edhe zyrtarisht fund beqarisë. Përmes një fotografie në rrjetet sociale, Xhaka ka kurorëzuar në martesë dashurinë me Arbnora Nuredinin. Dyshja ka publikuar imazhe nga ceremonia e nënshkrimit të kurorëzimit teksa dukeshin të lumtur afër njëri-tjetrit.
“ MR. & MRS. XHAKA ”, është mbishkrimi që Taulanti ka lënë në fotografitë e publikuara, duke marrë urime të shumta nga ndjekësit. Kujtojmë se çifti është në pritje të ëmbël, pasi do të bëhen prindër për herë të parë. Arbnora ka konfirmuar se po pret një djalë.