Zlatan Ibrahimovic është kthyer te Milan-i, por mund të kthehet edhe te kombëtarja.

Suedia e pret dhe ai që i ka hapur dyert ka qenë trajneri Janne Anderson, i cili ka thënë për Fotbollskanalen:

“Siç kam thënë, lojtarët që kanë vendosur të mos luajnë për kombëtaren mund të më kontaktojnë dhe të më thonë se kanë dëshirë të kthehen”.

“Do t’i marrim në konsideratë. Nuk është një gjë kaq e vështirë për t’u bërë. Ibrahimovic? Edhe ai mund të na kontaktojë nëse ka ndryshuar mendim”.

Ibrahimovic është larguar nga kombëtarja në 2016-ën, por tani mund të kthehet të veshë fanellën e Suedisë për Euro 2020.