Neymar është rikthyer të jetë protagonist te Paris Saint Germaini. Braziliani ka shënuar dy gola në fitoren 2-0 të PSG-së kundër Lille, në kuadër të xhiros së 21 në Ligue 1. 27-vjeçari fillimisht shënoi për 1-0 një gol të bukur në minutën e 28-të. Ai e gjeti rrjetën edhe në pjesën e dytë, nga penalltia, në minutën e 52-të, duke shënuar për rezultatin përfundimtar 2-0.
Pas kësaj fitore, PSG ka shkuar në kuotën e 52 pikëve, 10 më shumë se ndjekësi më i afërt, Marseille.