Neymar duket se e ka mendjen te Barcelona dhe dëshiron të rikthehet në Camp Nou, pavarësisht zhvillimeve të fundit që nuk kanë qenë ndër më të mirat dhe ka patur përplasje me klubin katalanas. Mediet spanjolle bëjnë me dije se braziliani ka pyetur ish-shokët e ekipit për teknikun Quique Setien.
Ky i fundit mori drejtimin e klubit pas largimit të Ernesto Valverdes dhe do të drejtojë katalanasit të paktën deri në fund të sezonit. Ai me shumë mundësi do të udhëheqë merkaton e verës dhe e ardhmja e Neymarit varet dhe nga përgjigjja që do të japë tekniku i ri. Përgjigjet e shokëve të Neyt kanë qenë pozitive. Lojtarët e kanë vlerësuar teknikun e ri dhe sistemin e tij të lojës. Skuadra katalanase nuk shkëlqeu në ndeshjen ndaj Granadas, por përqindja e topit ishte e frikshme me 82%.