Asnjë pjesëtar i familjes mbretërore britanike, as edhe vetë Mbretëresha Elisabetta, nuk ishte në dijeni të lëvizjes së Dukëve të Sussex. Gjatë gjithë natës komentet në Twitter, mes atyre kundër dhe në favor nuk kanë munguar: ‘Ajo më parë largoi familjen e origjinës, më pas ndau Harry nga William, thotë një koment.
Buckingham Palace nënvizon që e gjitha kjo është e ndërlikuar. Mbretëresha është tërbuar nga e gjitha kjo. Është ky komenti në TWitter i Piers Morgan, drejtuesi kryesor i Goodmorning Britain dhe ish mik i Meghan Markle. Vendimi i Harry dhe ish artistes për të lënë familjen mbretërore ka ngjallur komente në rrjetet sociale .
Zemërimi i mbretëreshës Lajmi për largimin e dukëve të Sussex nga familja mbretërore angleze duket se ka irrituar së tepërmi Buckingham Palace. Sipas një korrespondenti të Bbc as vetë mbretëresha nuk kishte dijeni për këtë vendim. Debate të shumta ka pasur në rrjetet sociale ku përdoruesit e internetit janë ndarë në pro dhe kundër vendimit të çiftit. Ka nga ata që flasin për një ‘Megxit; duke ju referuar Brexit, por ka edhe nga ata gjithmonë si Piers Morgan, që nënvizon që ‘Meghan më parë largoi babain e saj dhe familjen e saj, më pas largoi Harry nga William, pra princin e Royal family’. Shumë kanë shkruar që ‘Meghan Markle has ruined the royal family’, ‘Meghan Markle ka shkatërruar familjen mbretërore’.
Por ka nga ata të cilëve vendimi u është dukur një zgjedhje e mire: ’Meghan gjithmonë është kritikuar, ofenduar dhe diskriminuar sepse është me ngjyrë, kjo është hakmarrja e saj: Një tjetër koment në Twitter shkruan që ‘Harry është thjesht i shqetësuar për bashkëshorten e tij, pasi humbi nënën e tij Lady D’. Të tjerë shkruajnë:’Go Harry and Meghan”.
Zbulimi i The Sun Tabloidet angleze janë mbushur të gjitha me lajmin që i kushtohet vendimit të Harry dhe Meghan. Pak orë nga njoftimi ka qenë e qartë një gjë: Irritimi i mbretëreshës Elisabetta dhe zemërimi dhe tërbimi i princit Carlo dhe vëllait Ëilliam. Duket që asnjë në familjen mbretërore ka ditur gjë për këtë lajm. The Sun i kishte paraprirë lajmit në mëngjes me një kronikë ekskluzive të dëshirës së Harry dhe Meghan për të kaluar më shumë kohë në Kanada. Tabloidi ishte një nga mediat kryesore të përditshme të denoncuara nga Harry dhe Meghan në luftën e tyre për privatësi.