Luana Vjollca është rikthyer nga Dubai dhe ka zbuluar surprizën që na pret në emisionin e fundit “Shiko Kush Luan”. Moderatorja shqiptare ka publikuar disa foto nga studioja e saj, ku shfaqet duke edituar një prej intervistave surprizë!
Luana nuk e ka fshehur dot që këtë të shtunë do të ketë të ftuar kunatin Getoar Selimi, i cili ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim të rezervuar me daljet publike, na surprizoi sërish!
Në fillim ishte i ftuar te emisioni i bashkëshortes së tij, Marina Vjollca, ndërsa tani te kunata Luana.
Në foto shohim se Getoari do të përballet me disa pyetje vërtet pikante në rubrikën “Haje ose thuaje”. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim!