Miriam Cani dhe Alban Skënderaj u bënë prindër për herë të dytë dje! Çifti i njohur mirëpriti një vogëlush të cilin e kanë pagëzuar me emrin Duam, njëjtë si titulli i këngës së tyre të dashurisë. Lajmin e bukur e ndanë dje, ndërsa sot Miriam ka treguar sesi shkoi nata e parë me të birin. Këngëtarja ka publikuar një foto të shtratit të tij, nga spitali, ku shkruan se mëngjesi i parë i Duam ishte i qetë!
“Mirëmëngjes Botë ☀️ Mbusha një dite! Mëngjesin e tij të parë Duami u zgjua i qetë, i buzëqeshur dhe i përkëdhelur nga dashuria që e rrethon”, shprehet Miram ndër të tjera. Ndërkohë në foto shohim se shtrati i vogëlushit mban një tullumbace me emrin e motrës Ameli të shkruar në të, një dhuratë e bukur për të mirëpritur Duam.