Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë lënë pas gjithçka dhe kanë vendosur t’i kalojnë bashkë disa ditë pushimesh dimërore. Arsyeja kryesore është vogëlushja e tyre Rene e cila po argëtohet me prindërit e saj në malet me borë të Bansko-s, Bullgarisë. Roberti ishte me vajzën me pushime, por këtyre të fundit u është bashkuar edhe Nora.

Fotot dhe videot teksa bëjnë ski janë publikuar në Instagram. Rene e vogel duket si një profesioniste e vërtetë nga pamjet që kanë ndarë prindërit në llogaritë përkatëse të Instagramit.