Prezantuesja e BBC Radio 5, Deborah James ka treguar se pas 3 vitesh trajtimi është shëruar nga kanceri. James u dignostikua me kancer në zorrë në vitin 2016 dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ajo ka luftuar për ta mposhtuar sëmundjen.

Lajmin e bukur, ajo e bëri filimisht të ditur në rrjetin e saj social Instagram duke u shprehur se nuk ka më shenja kanceri në trupin e saj. Ndërsa në emisionin e saj në BBC u shpreh: Unë nuk do isha këtu, kjo është një mrekulli.

Më tej, James ka shtuar se sëmundja mund të shfaqet sërish dhe ajo do vazhdojë të bëjë kontrolle të vazhdueshme. James ka filluar të mbledhë gjithashtu fonde për spitalin në Londër ku ajo u kurua.