Milani ka arritur marrëveshjen dhe ka zyrtarizuar afrimin e tretë në këtë merkato janari. Bëhet fjalë për portierin Asmir Begovic. Boshnjaku është huazuar për gjashtë muaj nga ekipi i Bournemouth dhe vije në “San Siro” pas huazimit në Qarabag. Begovic zë vendin e lënë vakant nga Pepe Reina i cili u transferua tek Aston Villa. 32-vjeçari më parë ka luajtur në Premier League me ekipe si Chelsea, Stoke City dhe Bourmouth.
Milani pas Zlatan Ibrahimovic, Simon Kjaer, Asmir Begovic ky është përforcimi i tretë ku për ironi të fatit të futbollstët janë mbi 30-vjeç. Drejtuesit e klubit synojnë të shtojnë dozat e eksperiencës në skuadrën e drejtuar nga Stefano Pioli