Mullah Nangyalay u vra por zyrtarët vendas thonë se sulmi plagosi edhe dhjetëra kalimtarë të pafajshëm.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ofensivën e tyre ushtarake, duke vrarë këte hërë një lider taleban në Afganistan.
Më shumë se 60 civilë u vranë ose u plagosën në një sulm me avionë amerikanë duke synuar një komandant të lartë të grupeve talebanëve në provincën perëndimore të Afganistanit të Herat, thanë zyrtarët lokalë, raporton Al Jazeera.
foto galeri
Komandanti i Talibanëve, i quajtur Mullah Nangyalay, u vra në rrethin Shindand afër kufirit me Iranin, tha të enjten zëdhënësi i guvernatorit provincial Herat, Jailani Farhad.
“Sipas njerëzve, mbi 60 civilë u vranë dhe u plagosën në operacion,” tha Toryalai Tahiri, nënkryetari i këshillit provincial Herat, për median lokale afgane TOLO News.
Duke cituar Wakil Ahmad Karkhi, një anëtar i këshillit provincial Herat, TOLO Neës raportoi se “disa civilë janë vrarë dhe plagosur së bashku me luftëtarët e Mullah Nangyalai” në një sulm amerikan të mërkurën.