Juventus do të luajë pasditen e nesërme ndaj Cagliarit në shtëpi, me bardhezinjtë që do të tentojnë të lënë pas humbjen në Superkupë ndaj Lazios dhe të nisin vitin sa më mirë.
Në kuadër të takimit, trajneri Sarri ka folur për mediat, ku është pyetur edhe mbi çështjen De Ligt, pasi holandezi prej katër ndeshjesh nuk luan, teksa si titullar ka qenë turku Demiral.
Sipas Sarrit, De Ligt ka pasur shqetësime në shpatull, por jo vetëm kjo, pasi Demiral ka shfaqur një formë fantastike, duke lënë në stol yllin holandez. “De Ligt ka patur shqetësime në shpatull. Demiral është në formë të shkëlqyer dhe po përmirësohet çdo ditë e më shumë. Të shohim kush do të luajë nesër”, përfundon trajneri i Juves.