Një veteran i forcave ajrore amerikane nxori në ankand një orë të vjetër. Ai e kishte blerë Roleksin në 1974-n për 345.97 dollarë dhe mendonte se tashmë, është një orë e vjetër, por kur e nxori në një ankand sendesh të përdorura, burrit gati i ra të fikët në momentin që mësoi sesa vlente: plot 400 mijë dollarë.
Dhe nuk mbaroi këtu, sepse pas verifikimeve u pa se ora ishte në gjendje mjaft të mirë, dhe kjo bëri që vlera e saj të rritej nga 500 mijë deri në 700 mijë dollarë. Burri, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u shfaq në show-n “Antiques Roadshow” me orën e tij thuajse të papërdorur, Rolex Oyster Cosmograph Reference No. 6263 me shpresën të mësonte nëse mund ta shiste tani dhe sa do të kushtonte ajo sot.