Nisi mbrëmjen e djeshme në Top Channel spektakli i talenteve “Top Talent 3″. Konkurrentja e parë që çeli garën quhej Aurora dhe konkurroi për prezantim. Olti Curri i cili këtë vit është pjesë e jurisë, e kritikoi Aurorën për mënyrën e prezantimit, por duke hedhur thumba edhe për Alketa Vejsiun.”Nuk the asgjë të re, the atë hapje që do bëntë çdo spikerere nga mosha 18 deri 88 vjeçe”, i tha Olti, ndërsa konkurrentja Aurora iu përgjigj se nuk ka kopjuar askënd.”Mos u mbro. Po shikoj tek ty një prezantuse që pas 5 vitesh mund të prezantosh edhe festivalin në TVSH, por vetëm do të ndërrosh fustanet dhe do këndosh për veten tende ndërkohë që publiku do të thotë jo”, i tha Olti.