Amber Heard u fotografua duke u puthur me të dashurën e saj të re, Bianca Butti. Butti ka qenë e diagostikuar me ka.ncer në gji në vitin 2015 dhe sëm.undja iu rikthye në mars 2019. Dyshja u panë duke u puthur ndërsa lanë një hotel në Kaliforninë Jugore përpara se të largoheshin me një makinë “Ford Mustang”. Amber, 33 vjeç dhe Bianca, 38 vjeç, nuk i ndanin dot duart nga njëra-tjetra edhe pasi hipën në automjet dhe u larguan duke u puthur. Aktorja ka qenë shumë e hapur për bisek.sualitetin e saj, si privatisht me familjen dhe miqtë e saj, dhe publikisht në media.

Ylli i filmit “Aquaman”, ka pasur një lidhje 4-vjeçare me fotografen Tasya van Ree përpara se të binte në dashuri me Johnny Depp në setin e xhirimeve për filmin “Rum Diary” 2011. Më pas ajo pati një lidhje me CEO-n e Tesla-s, Elon Musk, me të cilin u nda në 2018-n