Vetëm disa orë pasi kryeministri i Rusisë, Dimitry Medvedev dha dorëheqjen sëbashku me kabinetin e tij qeveritar, Presidenti Putin i ofroi postin Mikhail Mishustin, drejtor i shërbimit të taksave.
Putin e sheh atë si një element të mirë për “rikonstruktimin” e pushtetit që mendon të realizojë. Presidenti ka të drejtë të emërojë kryeministrin e ri. Çfarë ndodhi? Kryeministri rus Dimitry Medvedev dha dorëheqjen së bashku me kabinetin e tij qeveritar menjëherë pas fjalimit të përvitshëm që presidenti Vladimir Putin mbajti përpara kombit
Duke pranuar dorëheqjen, Putin kërkoi ministrave të vijojnë punën deri në momentin kur një qeveri e re të formohet. Përpara dorëheqjes, Medvedev u takua me Putin në zyrën e tij njoftoi Kremlini, informon russiatoday. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e shfrytëzoi fjalimin vjetor drejtuar kombit për të bërë thirrje për ndryshime të mëdha kushtetuese, që do të rrisnin kompetencat e parlamentit, përpara përfundimit të mandatit të tij, më 2024.
Duke iu adresuar Asamblesë Federale, Putin tha se Kushtetuta e Rusisë, e vitit 1993, duhet ndryshuar, për t’i dhënë Dumës Shtetërore, që është Dhoma e Ulët e Parlamentit, të drejtën për të emëruar ministrat e kabinetit dhe kryeministrin.