Ditët e fundit vipat shqiptar kanë qenë në su lme dhe kundërsu lme të njëpasnjëshme, ndër to përmendim përp lasjen e Alketa Vejsiut me motrat e famshme Marina dhe Luana Vjollca, të cilat i komentoi për pushimet në Dubai me partnerët e tyre.
Në fotot e Marinës dhe Luanës revista e Vejsiut fliste për: vithe të rrumbullakosura e “ballkone zemërgjerë” duke shtuar edhe se “sheikët të mbajnë në pëllëmbë të dorës”.
Disa ditë më pas një fanse e motrave Vjollca i komenton Alketës në një postim të sajin në ‘instagram’, ku i thotë të mos ngatërrohet me motrat Vjollca. Nuk ka munguar as përgjigjia e Alketës e cila i shkruan komentueses se motrat janë super yje, dhe që i duan të gjithë.
“Janë super yje. I duam ato”, ka shkruar ajo duke tërhequr jo pak vëmendjen e ndjekësve.
Mësohet se në këtë mes është përfshirë edhe Getoar Seliamj, i cili ka telefonuar Vejsiun disa herë pa marrë përgjigje. Kujtojmë se Vejsiu ka qenë edhe organizatorja e dasmës madhështore të çiftit, e cila tërhoqi jo pak vëmendje 2 vite më parë.