Cili është dokumenti i udhëtimit që hap më shumë dyer në të gjithë botën?

Është një pasaportë japoneze.

Indeksi i Pasaportave Henley, i cili në mënyrë periodike mat pasaportat më “miqësore” të udhëtimit në botë, ka lëshuar raportin e parë të dekadës së re.

Japonia është tani në krye të listës, duke ofruar qasje pa viza ose vizë pas mbërritjes në 191 destinacione në të gjithë botën.

Pasaportat më të fuqishme në 2020-n janë:

Japonia (191 destinacione)
Singapori (190)
Korea e Jugut, Gjermania (189)
Italia, Finlanda (188)
Spanja, Luksemburgu, Danimarka (187)
Suedia, Franca (186)
Zvicra, Portugalia, Holanda, Irlanda, Austria (185)
SHBA, Britania e Madhe, Norvegjia, Greqia, Belgjika (184)
Zelanda e Re, Malta, Republika Çeke, Kanadaja, Australia (183)
Slovakia, Lituania, Hungaria (181)
Pasaportat më të këqija:

Koreja e Veriut, Sudani (39 destinacione)
Nepal, territori palestinez (38)
Libia (37)
Yemen (33)
Somalia, Pakistani (32)
Siria (29)
Irak (28)
Afganistan (26)