Ditën e djeshme, Rudina Dembacaj pranoi publikisht lidhjen e saj me Mark Frrokun.

Lajmin e bëri të ditur nëpërmjet 3 fotove të publikuar në Instagram dhe në to shkruante:


“E di që e donit të gjithë, por po e mbaj përvete ekskluziven. Për të gjithë ju dashamirës dhe jo, e dua si partner në jetë dhe në biznes. Vit të mbarë, me shumë dashuri Mark dhe Rudi”.

Postimi i aktores u shoqërua me shumë komente dhe disa prej tyre ishin mjaft skeptikë dhe ju vunë kundër aktores.

Madje kishte edhe nga ata që shpreheshin se do e hiqnin nga Instagram-i pas këtij vendimi.

Për të mos i dalë situata jashtë kontrolli Rudina ka bërë veprimin që nuk pritej.

Ajo ka bllokuar komentet e fotos dhe tani ndjekësit vetëm mund ta pëlqejnë.