Dejan Kulusevski ka kryer ditën e sotme vizitat mjekësore me klubin e Juventusit. Bardhezinjtë pafian 35 milionë euro plus 9 bonuse dhe një kontratë 5-vjepare, ku lojtari do të përfitojë 2,5 milionë euro në sezon.
Aktualisht, suedezi është huazuar te Parma dhe kjo e fundit ka refuzuar largimin e tij në merkaton e janarit.
Drejtuesit e Juventusit kanë tentuar deri në fund ta bindin Parmën ta lërë të lirë, madje kanë ofruar edhe kartonin e Pjacës, por klubi emilian nuk ka pranuar. Kulusevski do të luajë me Juventusin sezonin tjetër dhe tashmë Parma i prish planet trajnerit Sarri që e kërkonte që tani në ekip.