Në 17 shkurt në Bruksel do të zhvillohet në Bruksel konferenca e donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit. Lajmin e ka dhënë kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadori, Luigi Soreca, i cili ka theksuar se Bashkimi Europian qëndron pranë Shqipërisë

“Konferenca e donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj për rindërtim pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit të vitit të kaluar do të zhvillohet në 17 shkurt 2020 në Bruksel. Bashkimi Europian qëndron pranë Shqipërisë”, ka qenë mesazhi i amabsadorit Soreca.