Pedro Sanchez do të jetë sërish kryeministër pasi fitoi në Kongres një mazhorancë votash prej 167 ndërsa kundër ishin 165. Pikërisht, Sanchez do të drejtojë koalicionin e parë qeverisë që prej periudhës 1935- 1939, të Republikës së Dytë Spanjolle.

Partia Socialiste e Spanjës dhe ajo e së majtës ekstreme Unidas Podemos, arritën marrëveshjen vetëm pak ditë më parë ndërsa qeverisë së re do t’i bashkangjiten dhe parti të tjera si Partia Nacionaliste Baske, Blloku Nacionalist Galician, Nueva Canarias etj.

Ndërsa kundër votuan disa parti të djathta bashkë me ato të Katalonjës. Pedro Sanchez u zgjodh kryeminsitër në 31 maj 2018 kurse dy vetëm në 2019 Spanja shkoi dy herë në zgjedhje në prill dhe në nëntor.